VIDEO/ Kosova pa frena, shkatërron Qipron 5-1 në Prishtinë

Kosova e papërmbajtshme, shkatërron Qipron në ndeshjen e fundit të Nations League. 5-1 triumfuan në stadiumin e Prishtinës të besuarit e Alan Giresse skuadrën e Qipros duke hipotekuar vendin e dytë në renditjen përfundimtare të grupit C2.

Nuk pasi asnjë histori në “Fadil Vokrri” ku skuadra vendase e nisi menjëherë me dy gola të shpejtë të shënuar nga Muslija e Rrudhani në pjesën e parë ndërsa në të dztën e gjetën rrjetën edhe Rashani e dy herë Muriqi.

9 pikë në 6 ndeshje për Kosovën që qan ndeshjen e humbur në Irlandën e Veriut por edhe dy sfidat me Greqinë ndaj së cilës nuk mori asnjë pikë. Fitore që e konfirmon Kosovën në divizionin C të Ligës së Kombeve ndërsa Greqia ngjitet në B dhe Irlanda rrëzohet në D.