A do të largohet Edi Reja? Ja si përgjigjet Dëfrim Methasani

Në emisionin “Ditë e re” në RTV ORA, gazetari sportiv Dëfrim Methasani bëri një pasqyrim aktual të situatës së kombëtares shqiptare të futbollit.

Ndeshjen Shqipëri- Islandë, që u zhvillua mbrëmjen e së martës 27 shtator 2022, në stadiumin “Air Albania”, Methasani e konsideron si një zhgënjim duke u shprehur se lojtarët e kombëtares luajnë si profesionistë por gabojnë në minutat e fundit si amatorë.

Dy nga pikat kyçe që veçoi gazetari Methasani si arsye pse kombëtarja shqiptare ndodhet në këtë fazë ishin mungesa e një lideri dhe e një mesfushori me fantazi, i cili duhet të dirigjojë të gjithë skuadrën.

Por a duhet  të largohet Edi Reja? Ja si përgjigjet gazetari sportiv Dëfrim Methasani:

“Kur mbyllet një cikël nuk ka shumë rëndësi kontrata. Ti ke ardhur me pretendime kur erdhe. Ai e ndryshoi klimën e kombëtares. Reja e ka mbyllur cilin e tij si trajner i Kombëtares Shqiptare. Unë jam partizan i të huajve por jo në moshën e Reja-s.”

Methasani  thotë se trajneri i ardhshëm duhet të jetë një tip “Mourinho”. Në fund të diskutimit me moderatorët, gazetari sportiv e mbylli me shprehjen “nëna dhe kombëtarja janë dashuri pa kushte”.