HISTORIKE/ Femrat u japin leksion meshkujve. Vllaznia në fazën e grupeve të UEFA Champions League (VIDEO)

Amerikania Paterson dhe mesfushorja Gresa Berisha i sigurojnë Vllaznisë dhe gjithë futbollit shqiptar një arritje që nuk e ka siguruar askush më parë, përfshirë edhe futbollin e meshkujve, fazën e grupeve të UEFA Champions League.

Fitorja 2-1 në sfidën e kthimit kundër ukrainaseve të Vorskla Kharkiv pas barazimit 1-1 të ndeshjes së parë që u luajt po në “Loro Boriçi” për shkak të luftës në Ukrainë, e çon ekipin shkodran në një nivel që nuk ka arritur asnjëherë më parë sepse sezonin e kaluar Vllaznia u ndal pikërisht në play-off.

Sukses historik për skuadrën e drejtuar nga Nikolin Leka, ndërsa klubi i presidentit Lazër Matija do të arkëtojë rreth 550 mijë euro nga ky kualifikim.

Në fazën tjetër do të shortohen 16 skuadra në katër grupe nga ku do të lualifikohen për më ptej dy të parat e çdo grupi për të vijuar më pas rrugëtimin për në finalen e Eindhoven në muajin maj.