Cikalleshi bën deklaratën e papritur: Unë i pari jam gati të bëj një hap pas…

Sokol Cikalleshi merr përgjegjësitë personale dhe ato të ekipit për mbylljen e fushatës së dështuar të Ligës së Kombeve me barazimin 1-1 në Tiranë kundër Islandës. Golat e pësuar në fund duket se e kanë demorlizuar grupin dhe sulmuesi kavajas e pranon këtë duke shtuar se është gati të bëjë një hap pas nëse do t’i kërkohet apo do të jetë e nevojshme.

"Përgjegjësia është e të gjithëve. Pavarësisht se kush luan. Goli në minutën e fundit ishte shkatërrimtar. Gjerat do të ndryshojnë, nuk e di se kush apo çfarë. Nëse duhet të iki unë, marr përgjegjësitë e mija por gjërat duhet të ndryshojnë dhe për këtë jam i sigurt.

Një ndjesë e madhe për tifozët. Ky është futbolli, ne u munduam, arritëm të shënonim por ne nuk jemi ekip i fortë dhe nuk arritëm ta mbyllnim ndeshjen. Islanda nuk është e dobët por sot mund të kishim arritur një sukses morali. Duhet të marrim përgjegjësitë sepse nuk mund të vazhdojmë kështu".

Myrto Uzuni: "E nisëm lojën shumë mirë dhe mendoj se duhej të shënonim golin e dytë sa më shpejt. Nuk e kuptoj pse ky fat i keq për ne në minutat e funbdit. Ishte deytrim të fitonim në shtëpi por nuk ia dolëm mbanë".

 

Amir Abrashi: “Të gjithë duhet të dijnë të luajnë në çdo minutë për t’i fituar ndeshjet. E kam të vështirë të gjej fjalët për këtë ndeshje. Duhet të vrapojnë të gjithë për Kombëtaren. Disa çuna janë të rinj dhe duhet ta mësojnë një gjë të tillë".