Faruk Ozer drejt Turqisë, Prokuroria dorëzon në Gjykatë kërkesën: Të ekstradohet!

Bosi i kriptomedhave Faruk Ozer pritet te ekstradohet drejt Turqisë. Autoritetet shqiptare kanë bërë gati procedurat dhe shkresa i ka mbërritur gjykatës.

Prokuroria e Elbasanit i ka dërguar gjykatës kërkesën për ekstradimin në Turqi të shtetasit, Faruk Fatih Ozer.

Ai u arrestua për mashtrim  në 30 gusht nga autoritetet shqiptare.

Në kërkesën e paraqituar i kërkohet gjykatës lejim i ekstradimit nga Shqipëria.

Më herët edhe autoritetet turke kanë depozituar te Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Jashtme shqiptare për të marrë në Turqi bosin e kriptomonedhave.

Prokuroria e Elbasanit bën me dije se masa e sigurisë ndaj tij është vendosur pasi ky person dyshohet nga Prokuroria Publike e Stambollit në Turqi për kryerjen e veprave penale: “Mashtrim duke përdorur si instrument sistemet informative, bankat ose institucionet kredi dhënëse”.

Ai akuzohet gjithashtu per mashtrim te tregtarëve dhe kompanive si dhe per krijim te organizatës kriminale.

Faruk Ozer ishtë shpallur në kërkim ndërkombetar pasi Gjykata e Shkallës së Parë në Stamboll  ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për disa vepra penale të kryera në Turqi.

Nga ana tjetër vetë personi i arrestuar pretendon si atij po i bëhet një sulm politik dhe ka kërkuar nga autoritetet tona moslejimim e ekstradimit pasi i rrezikohet jeta.

Policia ra në gjurmët e Ozer rreth 10 ditë para se të arrestohej, ndërsa besohet se ai është mbajtur nën përgjim, derisa përfundoi në pranga.