"Pedagogët dikur shtresë e mesme, sot janë të varfër"

Pedagogu dhe ish-student i viteve 90-të Bislim Ahmetaj, ishte i ftuar në një intervistë për Ora Neës, për të komentuar protestën e pedagogëve.

“Unë jam firmëtar i peticionit por nuk kam qenë pjesë e organizimit dhe nuk jam pjesë e sindikatave të punonjësve të arsimit të lartë por jam i solidarizuar dhe kam mbështetur çdo hap të protestës.

Kërkesat e sindikatave të arsimit të lartë janë tejet modeste dhe janë më shumë se të arsyeshme për shkak se pedagogët që dikur kanë qenë shtresë e mesme sot po shndërrohen në shtresë të varfër,” tha Ahmetaj.

Ndiqni intervistën në Ora News me gazetare Anila Zyberaj.