Berisha e Meta me kandidatë të përbashkët për bashkitë, Caka: Kërkohen të bëhen ndryshime drastike

Sali Berisha dhe Ilir Meta do të garojnë me kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vend.

Këtë e pohoi dhe ish deputetja e LSI (tashmë PL) Silva Caka.

Caka në një intrvistë për Ora News tha se është një detyrim kandidaturat e përbashkëta.

Silva Caka: Të gjithë kandidatët do ti nënshtrohen pëlqyeshmërisë nga qytetarët. Është një detyrim kandidaturat e përbashkëta. Jo në kuptimin ndoshta lateral të fjalës por duhet se çfarë benefiti do të ketë për qytetarët në rast se ne do të kemi disa kandidatura? Kujt do ti shërbëjë? I shërben kjo opozitës, i shërben njerëzve që duan ndryshim, që kërkojnë të mos kenë më administrator? Praktikisht këta që drejtojnë bashkitë janë emëruar nga Edi Rama. Një pjesë e tyre i kanë çuar bashkitë dhe në një faliment të plotë.

Ajo shpreht se është i nevojshëm ndryshimi drastik dhe ky mund të vijë  vetëm kandidatura të përbashkëta të cilat gëzojnë mbështetjen, respektin dhe kredibilitetin jo vetëm të siglave partiake por dhe të e simpatizantëve e votuesve e anëtarësive të të gjitha forcave politike.

Silva Caka: Ndryshimi kur kërkohet kërkohet se është i nevojshëm dhe kërkohen të bëhen ndryshime drastike dhe ndryshimi drastik nuk vjen me kandidatura të veçanta vjen vetëm me kandidatura të përbashkëta të cilat gëzojnë mbështetjen, respektin dhe kredibilitetin jo vetëm të siglave partiake apo të partive politike por gëzojnë mbështetjen e simpatizantëve e votuesve e anëtarësive të të gjitha forcave politike që do të jenë pjesë e një koalicioni.