Veliaj e bëri “baltë” me rrugët, premtimet mbeten në gropat e hapura nëpër lagjet e Tiranës

Teksa dhe pak na ndajnë nga zgjedhjet e pushtetit vendor edhe politikanët kanë nisur me premtimet e tyre elektorale. Një ndër deklaratat e kryebashkiakut te Tiranës, Erjon Veliaj, është se kanë nisur rregullimet nëpër rrugët e lagjeve por nuk ka asnjë tabelë për punime. Banorëve të kryeqytetit do tu duhet të ecin nëpër ujë e gropa.

"Edhe në buxhetin e këtij viti do ta shikoni të reflektohet sesi një pjesë e këtij investimi do të shkojë në nivel kapilar tani që janë rregulluar pjesët e tjera kryesore."

Kjo është deklarata e kryebashkiakut Veliaj më 20 qershor 2018.
Efekte palne të lagjeve shtator 2022.

Këto pamje që ju po shikoni janë të ditës së sotme. Data shënon 28 shtator 2022 dhe situata është siç e shikoni në video.

Por nuk është vetëm kjo rrugë në këtë gjendje.

"Kam autorizuar të gjithë këshillin bashkiak që të gjithë fondet e pashpenzuara, sidomos nga rritja e çmimit të betonit, të çelikut, hekurit, ti transferojmë të gjitha në infrastrukturë lokale se tani e kemi mundësinë" tha Veliaj me 24 shtator 2022.

Këtë deklaratë Kryebashkiaku e ka bërë në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet vendore, madje duke llogaritur dhe ditët.

"Kemi fiks 211 ditë ku ne parashikojmë të shpallet dita e zgjedhjeve. Tani kemi filluar matjen me ditë, vetëm atëherë i kemi futur vetes sensin e urgjencës. Duke shkuar mbrapsht do të gjejmë se çfarë do të bëjmë nesër."

Një ndër deklaratat e kryebashkiakut Veliaj është se kanë nisur rregullimet nëpër rrugët e lagjeve por në rrugën “Besim Alla” nuk ka asnjë tabelë për të informuar se kanë nisur punimet.

E deri në realizimin e plotë të premtimeve elektorale banorëve e kësaj zone, do tu duhet të ecin nëpër ujë.

Ora News bëri një vëzhgim në disa akse problematike për të parë nëse kishin nisur punimet por si në rrugën "Sul Alla", "Xhon Belushi" dhe "Hamdi Lika", gropat vijojnë të jenë prezente e asnjë punim për asfaltimin e tyre nuk ka nisur.

Qytetarët shprehen të zhgënjyer nga Veliaj e thonë se mesazhe të tilla i kanë dëgjuar vetëm në fushatë.

"Kam 12 vjet këtu, pse nuk ka ardhur Veliaj? Kështu me gropa është. Asnjë lloj punimi."

E kanë një mesazh për Veliajn.

"Veliaj të vijë të bëjë rrugën ose ti harrojë votat vitin tjetër."