Fermeri hyn mes gazetarëve për të folur me të, ministrja Krifca e ironizon
Ministrja e Bujqësisë Frida Krica nga Korça pranoi se prodhuesit vendas të grurit nuk janë mbështetur aq sa duhet. Krifca foli gjithashtu edhe për shqetësimet e fermerëve të cilët nuk kanë treg për prodhumet e tyre.
Një burrë që u prezantua si fermer në Korçë hyri në mes të gazetarëve me qëllim për të komunikuar vështirësitë tij me minsitren e Bujqësisë Frida Krifca.
"Kam 1500 kuintal mollë që nuk kam ku ti shes," tha fermeri.
Por, ai jo vetëm që nuk mori zgjidhje për hallet e tij, por edhe përgjigja e ministres ishte e pakuptueshme.
"Super, akoma më mirë. Nuk je i vetmi, kudo ku shkojmë në Shqipëri gjejmë gazetarë që janë gjysmë fermerë," tha Krifca.
Në një kohë kur Evropa dhe Shqipëria kanë më shumë se kurrë nëvojë për grurë për shkak të luftës në Ukrainë, Ministrja e Bujqësisë pranoi se kultivuesit vendas nuk janë ndihmuar aq sa duhet.
"Kemi inkurajuar grumbulluesit e grurit që të grumbullojnë fillimisht produktin vendas. Këtë vit, ndryshe nga më parë, në programin e ri kemi një zë të posaçëm për ngritjën e pikave të grumbullimit për fermerët," tha ajo.
Teksa fermerët e mollëve në juglindje janë ankuar në vazhdimësi për mungesën e tregur vendas, ministrja foli për shifra të larta eksporti.
"2022, një vit tejet sfidues për shkak të një morie problematikash ndërkombëtare që kanë cënuar të gjithë zinxhirin grumbullues, përpunues botëror, jo vetëm në Shqipëri. Sportet bujqësore shqiptare këtë vit kanë njohur një rritje prej gati 20%, flasim këtu për të dhëna të doganave," tha Krifca.
Krifca ishte në Drejtorinë e Teknologjive Blegtorale në Boboshticë, pjesë e Qendrës së Transferimit Teknologjik Bujqësor në Korçë për të parë nga afër funksionimin e qendrës.
