"Legalizim pa pagesë për qytetarët" Meta propozon draft të ri për ndërimet pa leje

Ndërsa qeveria Rama ka në zbatim një akt normativ për sekuestrimin e kateve shtesë pa leje nëpër pallate, Ilir Meta del me një draft të ri për ndërtimet. Zotohet se do i japë fund lojës së shëmtuar të Edi Ramës dhe shantazhit ndaj qytetarëve.

“Sa i takon qytetarëve, të legalizohen e të bëhen pa pagesë përveç atyre ndërtimeve që janë realizuar mbi vepra të infrastrukturës publike”

Kryeministrin e akuzoi për favorizim të klientëve të tij.

"Ka bërë ligje për biznesmen. Është ligji “Fusha” dhe janë 70 -80 ligje të tjera në Parlament që janë për biznesmenë të veçantë”

Për protestat e shumëpërfolura nga opozita dhe premtimin për një vjeshtë të nxehtë, Meta tha se aksionet e ndërmarra deri tani nuk duhen nënvlerësuar. Partia e Lirisë, tha Meta, do të këmbëngulë që opozita të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet vendore”