"Mbi 23 mln lekë për ti kënduar", gazetari i propozon Ramës që ti çonin tek familjet në nevojë

Në një konferencë për mediat Edi Rama u pyet nga një gazetar mbi pagesën që thuhet se ka marrë grupi polifonikn ëë këndoi gjatë inagurimit të tunelit Kardhiq-Delvinë. Për këtë kryeministri tha se ishte hera e parë që e dëgjonte, duke e cilësuar një përrallë.

Gazetari: Një grup polifonik është paguar dhe shpërblyer nga Bashkia e Sarandës me 23 mln 322 lekë të vjetra vetëm se ju këndoi juve në tunelin Kardhiq-Delvinë. A mund të kursehen këto para apo të çohen për familjet në nevojë?

Rama: Është hera e parë që e dëgjoj këtë gjë. Është një tjetër përrallë, është pak po e sigurt.

Me këtë rast unë dua t'ju them ta studioni pak më shumë polifoninë dhe rrugën e polifonisë edhe kur bëhet fjalë për referime në persona të caktuar.

Kjo nuk ka të bëjë me të kënduarit për mua apo me dikë tjetër, por me natyrën që ka ai folklor.