Vendimi: Mjekët që do të punojnë larg vendbanimit të tyre do të marrin 15 mijë lekë në muaj shtesë

Qeveria shqiptare ka vendosur kompensimin  financiar për mjekët specialistë të emëruar larg vendbanimit të tyre për një periudhë 3-vjeçare,

Me urdhër të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është vendosur që në bazë të detyrimit kontraktor me Ministrinë këta mjekë përfitojnë 15 000 lekë në muaj.

Këta mjekë duhet të vërtetojë që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit të tyre, duke depozituar pranë institucionit shëndetësor ku janë emëruar një vërtetim banimi nga institucionet kompetente.

Vendimi vlen për mjekët që janë emëruar dhe kanë filluar detyrën para datës 1 korrik 2022 do të jenë përfitues të kompensimit për kosto jetese për pjesën e mbetur të kohëzgjatjes së kontratës 3-vjeçare.

Vendimi:

1. Mjekët, pas përfundimit të specializimit në spitalet universitare, në bazë të detyrimit kontraktor me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale emërohen sipas nevojave të sistemit shëndetësor për një periudhë trevjeçare.

2. Mjekët e përcaktuar në pikën 1 të këtij udhëzimi, të cilët emërohen larg vendbanimit të tyre përfitojnë një kompensim në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.

3. Mjekët e përcaktuar në pikën 1 të këtij udhëzimi duhet të vërtetojnë që ushtrojnë detyrën larg vendbanimit të tyre, duke depozituar pranë institucionit shëndetësor ku janë emëruar një vërtetim banimi nga institucionet kompetente sipas ligjit.

4. Mjekët e përcaktuar në pikën 1 të këtij udhëzimi, të cilët janë emëruar dhe kanë filluar detyrën para datës 1 korrik 2022 do të jenë përfitues të kompensimit për kosto jetese për pjesën e mbetur të kohëzgjatjes së kontratës 3-vjeçare.

5. Ngarkohen Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria Qendrore dhe drejtoritë rajonale të operatorit të shërbimeve të kujdesit shëndetësor, si dhe institucionet shëndetësore publike për zbatimin e këtij udhëzimi.

Ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.