Nurellari: Degradim, Kosova e Shqipëria po dëmtojnë njëra-tjetrën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani bëri një deklaratë për VOA duke thënë se Rama po lan fytyrën e Vuçiç.

Politologu Adri Nurellari në një intervistë për Ora News me gazetarin Sebastian Zonja ka komentuar këtë deklaratë dhe marrëdhëniet mes dy vendeve.

Sipas tij situate e tanishme duket e degraduar. Nurellari shprehet se Kosova e Shqipëria për një kohë të gjatë po dëmtojnë njëra tjetrën për shkak të egove dhe inateve personale.

Adri Nurellari: Më duket disi e tepruar si deklaratë. Aq më tepër kur Rama e shfrytëzoi foltoren e Këshillit të Sigurimit për të folur për padrejtësitë që i bëhen Kosovës. Kosova e Shqipëria për një kohë të gjatë po dëmtojnë njëra tjetrën për shkak të egove dhe inateve personale. Më duket një lloj degradimi. Burimet mund të jenë në të dyja krahët por më duket një mungesë e madhe profesionalizmi. Kur kanë qenë kryeministra zoti Thaçi dhe Berisha e kanë respektuar njëri tjetrin dhe pse nuk kanë pasur raporte personale, kimi mjaftueshëm. Ata kanë lënë mënjanë hatërmbetjet për hir të rëndësisë së marrëdhënieve mes dy vendeve. Situata tani më duket degradim.