Që do përmbytemi një herë do përmbytemi, por .." Banorët e fshatit Kafaraj të Fierit jetojnë me frikë

Reshjet e shiut sjellin përmbytje në shumë pjesë të vendit tonë. Dëmet më të mëdha shkaktohen tek fermerët të cilëve u përmbytet toka dhe prodhimet e tyre. Në Kafaraj të Fierit, fermerët thonë se shteti nuk ka ndërmarrë asnjë ndërhyrje serioze.

Pothuajse çdo vit tokat e fermerëve në fshatin Kafaraj në Frakull përmbyten. Reshjet e dendura të shiut bëjnë që Vjosa të dalë nga shtrati, ndërsa ka shkaktuar miliona lekë dëme në të shkuarën.

"Nuk po qajmë më të mbytemi një herë por rrezikohemi të mbytemi dy -tre herë"
"

Këtë sezon autoritetet kanë nisur një ndërhyrje, që sipas banorëve nuk do të rezultojë efektive.

Ata thonë se munges e ndërhyrjeve serioze në të gjithë argjinaturën  e Vjosës, bëjnë që ata jo vetëm të kenë frikë por edhe të braktisin tokat e tyre.

"Shteti të vëj dorë. Unë personalisht kam nisur një letër në Ministrinë e Bujqësisë do merren masa. Të dimë edhe ne ça të bëjmë të mbjellim apo jo"

Vetë fermerët thonë se vit pas viti u kanë kërkuar institucvioneve ndërhyrje për të shmangur përmbytjet, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.