Deputeti PD në Bushat bën denoncimin: Po vidhen fondet e bursave të nxënësve

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar abuzimin me fondet për shkollën e mesme profesionale në Bushat. 

Sipas tij numri i nxënësve që e ndjekin këtë shkollë ka rënë ndjeshëm megjithatë numri i punonjësve është rritur me familjarë të kryetarit dhe zyrtarëve të tjerë të bashkisë së Vaut të Dejës.

Belind  Këlliçi: Keqmenaxhimin e fondeve që i bëhet pikërishtë kësaj shkolle të mesme profesionale, fondeve që shkojnë për konviktin dhe një rasti abuzimi në kufijtë e makutorist dhe babëzis financiar. Për sa i përketë këtyre pak fondeve që destinohen për nxënësit që duan të shkollohen në këtë institucion arsimor.

Kelliçi deklaroi se po jepen bursa per nxënës që nuk shkojnë fare në shkollë ndërsa parate vidhet nga zyrtarët e bashkisë.

Belind  Këlliçi: Ato pak para që shkojnë për bursat e nxënësve, për tajtimin e tyre ushqimor vidhen dhe ne kemi këtu dokumentat të cilat do ti çojmë dhe në prokurori.

Prej disa ditësh tashmë Partia Demokratike ka nisur një fushatë duke denoncuar shkeljet me fondet e ndërtimit të shkollave apo dhe me skemën e shpërndarjes së parave.