Bosi turk në burg në Shqipëri, në Stamboll vijon gjyqi. Kërkohet dënimi me mbi 40 mijë vite burg
Në Turqi vijon seanca gjyqësore në ngarkim të të ashtuquajturit bosi turk i kriptomonedhave Faruk Fatih Özer. Ai u arrestua në Vlorë më 30 gusht 2022, ndërkohë që mediat turke shkruajnë se në
Stamboll është mbajtur seanca e tretë gjyqësore ku është dëgjuar pala mbrojtëse.
Zyra e prokurorisë kërkon që pronari Thodex, monedhës virtuale turke. të dënohet me 40, 562 vite burg për 3 krime.
Turqia kërkon ekstradimin e tij ndërkohë në Shqipëri, Gjykata e Elbasanit ka vendosur më 2 shtator 2022 masën e sigurisë arrest me burg. Nga ana e tij Ozer, jo vetëm që ka mohuar akuzat por ka thënë se ky që po i bëhet është një sulm politik.
Ndërkohë që ka nisur procedura e ekstradimit, Avokatja e tij në gjyqin e Elbasanit tha se do të apelojë çdo vendimin me qëllim ndaljen e ekstradimit të tij në Turqi.
