Sarandë, zjarri djeg baraken, plagoset rëndë një person
Një zjarr i përmasave ka djegur pothuajse plotësisht një magazinë në Çukë, bashkia Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte.
Brenda saj ndodhej roja, i cili sipas burimeve mësohet se ka pësuar një djegie të gradës së tretë në gjithë trupin.
"Sot, rreth orës 22:15, në vendin e quajtur “Ish-ushqimorja”, Sarandë, në një magazinë elektroshtëpiakesh, ka rënë zjarr në kabinën e vendrojës, ku qëndronte shtetasi I. Xh., 59 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe do të transportohet në spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore," njoftoi policia.
Ka qene djali i tij që ka ndihmuar të lënduarin i identifikuar si Ilirjan Xhani 57 vjeç, dhe e ka shoqëruar me ambulancë për në spital.
Sipas bluzave të bardha gjendja e 57-vjeçarit është e rëndë ndërsa do të transportohet me ambulancë në Tiranë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit, ku paraprakisht dyshohet se mund të ketë rënë aksidentalisht.