Topi: E kalova ligjin për dosjen, PS e çoi në Kushtetuese, kishin hequr pjesën e agjenturave të huaja

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, ish-presidenti Bamir Topi u shpreh se ai si president nuk e kam kthyer ligjin për dosjet.

Ai tha se ligji është çuar në kushtetuese nga ana e PS-së, ndërsa tha se kishte probleme pasi ishte hequr pjesa e agjenturave të huaja.

Topi: Unë si president nuk e kam kthyer ligjin për dosjet. Për të rënë ndesh me sugjerimet e këshilltarëve të mi, për arsye morale. E lash që të futej ligji në funksion pas 15 ditësh dhe është rasti kur u tha se presidenti flet me heshtje.

A kishte problem ligji? PS-ja e çoi në Gjykatë kushtetuese, ku mund të atakohen nga gjykata. Ligji kishte mangësi. Momenti që më bëri të reflektoja thellë. Në projektligjin që paraqita me z. Majko ishin edhe agjenturat e huaja, ndërsa në ligjin që erdhi kjo nuk ishte. Nuk e di çfarë fshihej pas kësaj.