Beqiri: Të burgosurit nuk riedukohen, burgjet kanë nevojë për reformim
Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Ora News me gazetaren Sonila Musai u shpreh se burgjet sot kanë nevojë për një reformin që nga mënyra e përzgjedhjes së të gjithë elementëve.
Beqiri: Nëse do të kishim sisteme burgjesh siç i ka e gjithë Europa atje ku ne duam të vemi të jeni të bindur që edhe numri i krimeve dhe i kriminalitetit në vend do të ishte shumë i ulët dhe ne nuk do të kishim kaq shumë përsëritësa dhe ne nuk do të kishim njerëz që sa del nga burgu ai del nga burgu përsëri kriminel, vajti atje kriminel del nga burgu sepse nuk e kemi të ndërtuar që burgu më të vërtetë të jetë riedukim. Dhe që të kthehet burgu në riedukim kjo do që edhe përzgjedhjet e të gjithë elementëve që ti do futësh në burgje duke filluar që nga drejtori tek juristi tek punonjëset sociale tek polici i thjeshtë duhet të jenë njerëz më të zgjedhur më të kualifikuar më të trajnuar që të dijë se si të komunikojë.
