Gaba: Berisha nuk vepron si Meloni, ftoi në dasëm oligarkë, është tub oksigjeni për Ramën
Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Gentian Gaba u shpreh se për të qenë me Melonin duhet të jesh si Meloni.
Ai tha se Berisha ftoi në dasëm oligarkë dhe shtoi se tashmë kreu i Berishës është kthyer në një tub oksigjeni për Ramën.
Gaba: Për të qenë me Melonin duhet të jesh si Meloni. Nuk mund të shah oligarkët dhe t’i ftosh në dasëm. Ka një ngërç moral në shoqërinë dhe mediet shqiptare. Çdo të ndodhte nëse Basha do të fotografohej me Samir Manen dhe z. Frangaj në një takim privat.
Kjo tregon se ndryshimi është larg dhe përballë interesit publik, zgjedhim interesin personal, duke bërë këtë riciklim të madh për të mos lejuar që të ndodhë ndonjë gjë e re në vend. Basha pagoi çmimin për mungesën e referimit të PD-së dhe prandaj është në shtëpi. Ndërsa këta janë i vetmi tub i oksigjenit i Edi Ramës.

