Andoni: Për auditin e lobimit të Bashës, problem vula e PD dhe marrëdhënia me SHBA-të

Në “Ora e Betit” nga Beti Njuma në RTV Ora, analisti Ben Andoni u shpreh se ka një handikap mes grupit të auditet për lobimin e Bashës dhe vendimit të apelit për PD-në.

Ai tha se PD-ja që përfaqësohet nga Rithemelimi që kontrollon tashmë partinë ka një problem me SHBA-të lidhur me non gratat.

Andoni: Është e pamundur logjikisht. Handikapi është shumë i madh mes grupit që ka marrë auditin, ndërsa nuk është marrë vendimi i Apelit për statusin e Partisë. Vetëm nëse bashkohet partia atëherë kanë fuqi vendimet.

PD-ja që përfaqësohet nga Rithemelimi ka një problem me SHBA-të lidhur me non gratat. Jo thjeshtë auditi dhe çdo dokumentacion që kanë njerëzit e PD-së duhet t’ia çojnë organeve dhe kjo do të mbetet për tu parë. Si një kryetar pa vulë dhe pa ditur gjë njerëzit e afërm të mbledhë 500 mijë dollarë.