U qëllua me armë zjarri në Pukë, ndërron jetë në spital 44-vjeçari nga Lezha
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2022, 22:04
Ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës 44-vjeçari nga Lezha Pjetër Kola, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e sotme.
Policia thotë se rreth orës 18:00, në qendrën shëndetësore të Vaut të Dejës është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasi Pjetër Kola 44 vjeç, nga Lezha, i plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ne fshatin Qafë Çelë, Pukë.
Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësore më të specializuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës.
Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

