Shkatërrohet rruga Rrëshen-Bukmir, lëvizja e frikshme dhe e rrezikshme
Reshjet e shiut kanë shkatërruar totalisht rrugën Rrëshen-Bukmir. Goditja finale ka ardhur mëngjesin e së martës pas reshjeve të shiut, ndërsa banorët hedhin akuza ndaj institucioneve, të cilat sipas tyre nuk kanë reaguar për situatën e rëndë.
Kjo është pamja e rruges Rrëshen-Bukmir në Mirditë pas reshjeve të fundit të shiut.
Rrëshqitja dherash e inertesh si dhe shembje e trasese, është panorama që të serviret përgjatë ketij aksi rrugor me gjatesi 16 km i cili është ndërtuar në vitin 2017-të.
Në këtë situatë, levizja e automjeteve është mjaft e rrezikshme, sidomos në kohë me shi kur rrëshqitjet e dherave dhe gurëve janë të vazhdueshme.
"Ka 2-3 vjet kjo punë por tani prej një muaji me shiun e parë ka degraduar totalisht."
"Fëmija thotë nuk shkoj në shkollë se rruga e keqe."
Banoret e Bukmirës dhe Kaçinarit që ju shërben kjo rrugë paralajmërojnë protesta, nëse nuk do gjendet një zgjidhje nga autoritetet.
"I jap ultimatum firmës deri ditën e premte të vijë dhe të flasë me popullin, çfarë do bëjë me ne?Nuk ka ardhur askush në terren."
"Fatkeqësitë natyrore i përballojmë por ato njerëzore nuk i mbajmë dot më."
Rruga Rrëshen-Bukmir është ndërtuar nga kompania që shfrytëzon HECI-in në këtë zonë, por cilësia e dobët e punimeve bëri qe investimi të dëmtohet brenda një kohe të shpejtë, duke penalizuar 6 mijë banorë të këtyre zonave.


