Vendi ka nevojë ulëritëse për greva e protesta, thotë Meta. Në zgjedhje opozita me kandidatë të përbashkët

Partia e Lirisë e Lirisë është e gatshme të përfaqësohet edhe në zgjedhjet e ardhshme vendore në shembullin e asaj që prodhuan zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. Kreu i kësaj partie, Ilir Meta, deklaroi se PL-ja do të jetë në mbështetje të plotë të Partisë Demokratike për t’u përfaqësuar me një kandidat të përbashkët për secilin qark për zgjedhjet e ardhshme vendore. Meta tha se qëllimi i vetëm i tij është fitorja opozitës.

Kryetari i Partise se Lirise, Ilir Meta, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme vendore opozita duhet të jetë e bashkuar dhe të garojë me kandidatë të përbashkët.

"Po, opozita duhet të dalë në gjithë Shqipërinë me kandidatë të përbashkët, kjo është më e mira për situatën sepse jemi në kushtet e një shteti mafioz. Në këto kushte opozita duhet ta paraqitet sa më e bashkuar."

Meta tha se qëllimi i vetëm i forcës politike që ai drejton është rrëzimi i qeverisë Rama.

"Partia e Lirisë është e interesuar vetëm për fitoren e opozitës. Padyshim që është e interesuar dhe për rezultatin e saj, por këtë askush nuk e pengon për arsye sepse rezultati i çdo force politike në radhë të parë është në këshillat bashkiakë, të cilat do të kthehen në parlamente të fuqishme vendore shumë shpejt."

Njësoj si aleati i tij politik, kreu i Partisë së Lirisë ka inkurajuar nisjen e protestave në vend.

"Vendi ka një nevojë ulëritëse për protesta, për greva kudo dhe në çdo nivel, kudo ku ka shkelje të ligjit, shkelje të të drejtave të qytetarëve tanë, kudo ku ka vjedhje, korrupsion, skena krimi dhe grabitjeje"

Një koment Meta e dha edhe për çmimit e ri të energjisë, duke thënë se Enti Rregullatori i Energjisë duhet të thirret në seancë dëgjimore në Kuvend pasi duhet të japë shpjegime në lidhje me rritjen e çmimeve për fashën mbi 800 kWh.