Arrestimet në Bashkinë Tiranë, 6 në pranga në 2022 për korrupsion dhe shpërndarje droge

Nga fillimi i këtij viti të paktën 6 nënpunës të Bashkisë së Tiranës janë arrestuar nga policia. Dy prej tyre rezultojnë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë. I fundit që ka rënë në pranga, Klaudio Malaj, shofer i kreut të IMT Mariglen Qato i cili u tregoi dokumentin e bashkisë policëve pasi ata gjetën drogë në makinën e tij.

Një ndër personat e arrestuar për shitje të lëndëve narkotike javën e fundit ishte dhe Klaudio Malaj, i cili figuron punonjës pranë ujësjellës kanalizimeve Tiranë.

Por njëkohësisht ai punonte edhe si shoferi i kreut të inspektoriatit të mbrojtjes së territorit në Bashkinë e Tiranës, Mariglen Qato.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

31 vjeçari Malaj u arrestua më 18 shtator ku pas kontrollit të makinës së tij tip Audi iu gjeten 35 doza kokainë gati për shitje. Punonjësi i Bashkisë gjatë momentit të ndalimit nga forcat Shqiponja në rrugën ‘Kokonozi’ është munduar ti shmanget arrestimit duke përdorur këtë dokument i cili tregon që është punonjës i Bashkisë së Tiranës.

Nga ana tjetër gjatë kontrollit të banesës, atij iu gjeten edhe 3 armë zjarri. Burime të hetimit bëjnë me dije se Klaudio Malaj bashkëpunonte edhe me dy persona të tjerë të cilët punojnë në Bashkinë e Tiranës por që pas publikimit të lajmit për arrestimin, ata kanë dhënë dorheqjen nga ky institucion.

Malaj nuk është rasti i parë ku nënpunës të Bashkisë së Tiranës përfshihen në aktivietet kriminal.

Më herët në pranga kanë përfuduanr edhe 3 punonjës së Bashkisë Tiranë ku njëri prej tyre mbante detyrën e drejtorit të varrezave të tufinës.

Ata në bashkpunim me njeri-tjetrin kundrejt shpërblimit nga 30.000 deri 50.000 lekë të rinj, duke shpërdoruar detyrën, kanë siguruar vendvarrime për shtetas të ndryshëm, në varrezat e Tufinës.

Përfshirja me aktivitetin e lendëve narkotike e punonjësve me poste të larta në Bashkinë e Tiranës u faktua me arrestimin e Egert Vargu i cili rezulton këshilltar në Bashkinë e Erion Veliajt, si dhe anëtar i Komisionit të Financës dhe Buxhetit.

Ai u arrestua nën dyshimët se i përfshirë në trafikun e 45 kilogramë kokainë nga Brazili drejt Shqipërisë. Nga fillimi i këtij viti rezulton se 6 nëpunës të Bashkisë të Tiranës janë arrestuar nga policia e shtetit për vepra të ndryshme penale.