A u përfol dasma e Shkëlzenit me Arminën në parti? Ja çfarë thotë Eda Grumçi. Po Berisha a shkoi i lodhur në seli?
Sot në emisionin “Ditë e re” në RTV Ora ishte e ftuar znj. Eda Grumçi, kryetare e degës nr.9 të Partisë Demokratike në Tiranë.
Znj. Grumçi, përmes lidhjes në Skype, dha një panoramë të asaj çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike mbrëmjën e së hënës, 26 shtator.
Ajo ceku dy pikat e rëndësishme të mbledhjes, atë të Kodit të Etikës dhe Rregulloren e Brendshme në nivel dege.
U përfol dasma në parti?
“Ne në parti nuk e kemi përfolur. E prisnim dasmën. Kaloi në qetësi, pa debate e thashetheme. Ka qenë gëzim gjithë i joni”
Zoti Sali Berisha nuk ka ardhur i lodhur nga dasma?
Në lidhje me dasmën e djalit të liderit të PD-së, Z. Sali Berisha, znj. Eda Grumçi u shpreh “Në pati nuk është përfolur për dasmën por kemi ndjerë të gjithë gëzim.”
E pyetur nga moderator Arjon Muça nëse z.Berisha ka ardhur i lodhur nga dasma, kryetarja e degës nr.9 të Partisë Demokratike shprehet: Z. Sali Berisha nuk ka ardhur njëherë i lodhur nga betejat dhe nga protestat 30-ditore në mes të sheshit, jo më nga një dasmë gëzimi. Z. Sali Berisha nuk është asnjëherë i lodhur. Madje u vu re dhe në mbledhjen e djeshme që ai është shpirti dhe energjia.”
