Nga Franca, Anglia e Spanja e Gjermania, 5.6 milionë të huaj vizituan Shqipërinë. Trendi i këtij viti: Turizmi në veri

Shqipëria është vizituar në këtë sezon turistik nga mbi 5.6 milionë vizitorë të huaj. Në këtë shifër është e përjashtuar shqiptarët nga Kosova që hyjnë përmes pikës kufitare të Morinës.

Shifrat u bënë të ditur sot gjatë një takimi ku po bëhet bilanci I turizmit veror për vitin 2022.

Ministrja e Kulturës nënvizoi se shifrat kanë shënuar rekord dhe në krahasim me vitin 2019, një vit i shënuar si më i miri, ndërkohë që në krahasim me vitin e kaluar kemi pasur 29%  më shumë vizitorë të huaj.

Ministrja Mirela Kumbaro nënvizoi se kemi pasur rritje të turistëve nga Anglia, Franca, Gjermania e Spanja.

Nga Spanja ka pasur 4.5 herë më shumë se vitin e kaluar” tha Kumbaro.

Nga shifrat e fundit të INSTAT 41 % e vizitorëve të huaj kanë preferuar veriun.

“Në fakt veriu në turizmin malor, shëtitjet në pyje, ngjitjet në male dhe rafting kanë qenë tendencat më të reja të këtij viti.Rajoni qëndror i Shqipërisë ka pasur një rritje në korrik 138% më shumë se një vit më parë. Agroturizmi ka qenë tendencë e re” tha Kumbaro.