Rama: Jo leje për fshatra turistike dhe hotele që s'kanë argëtim për fëmijët, sezon 365 ditë të vitit

Kryeminsitri Edi Rama në bilancin e sezonit turistik me qeverinë sot, deklaroi se nuk do të cilësohen më fshatra turistik dhe as nuk do të jepen më leje për hotele që nuk përmbushin komponentin e argëtimit për fëmijët.

"Sot kemi shumë boshllëk sa i përket dimensionit të kulturës, historisë dhe argëtimit sidomos për fëmijët në sezonin turistik.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Kemi një sezon turistik për të mëdhenjtë ku fëmijët janë zgjatim i bishtit të çadrës dhe mbyllen në dhomë se nuk ka aktivitet. Edhe kjo kërkon një adresim qoftë me rregullat e reja që po vendosim për zhvilluesit.

Nuk do të japim më leje për fshatra turistik që nuk do të kenë komponentin e argëtimit të fëmijëve. Ashtu si kundër do të bëjmë çmos që edhe në lejet e hoteleve të jetë dhe komponenti i hapsirës për fëmijët.

Por nga ana tjetër do të ngrejmë një strukturë të posaçme për të gjithë kalendarin turistik të sezonit në mënyrë që në bashkëpunim me bashkitë, sezoni turistik të jetë i mbushur me aktivitetet kulturore, artistike, guida dhe destinacione ku ndodh diçka," tha Rama.

Ai u shpreh se ambicja dhe sfida për turizmin duhet të jetë që sezonit turistik të shtrihet në të gjithë vitin.

Sfida jonë është që fjalën "sezon turistik" ta heqim nga fjalori. Shqipëria duhet të jetë turistike në 365 ditët e vitit. Kjo është sfida. Nëse në pjesë e peridhës së ngrohtë kemi një zgjatje relative të sezonit, sot në Durrës hotelet vazhdojnë të jenë plot dhe rezervimnet shkojnë deri në mes të tetorit.

Kjo do të ndihmojë edhe sektorin e punësimit për ata që ankohen se nuk ka puën. Ja ambicja e Shqipërisë deri në vitin 2030,""tha Rama.