Nuk ka frikë! Aria 9 vjeçe lejon merimangën në krahun e saj, tremben moderatorët
Vogëlushja mban në dorë merimangën gjigante në emision live
Tashmë është kthyer në trend të kujdesesh për kafshë të çuditshme, ujqër, luanë apo gjarpërinj.
Mes panelit të të ftuarëve në emsionin “Ditë e Re”, në RTV Ora ishte edhe “Xhek”, merimanga protagoniste e kësaj pjese të emisionit.
Mbajtësi i saj është Manol Prillo i cili dha detaje në lidhje me kafshën e tij shtëpiake pikërisht tarantulën braziliane për të cilën kujdeset prej dy vitesh.
“Ajo është mjaft e ndjeshme ndaj temperaturave dhe procesi i ndërrimit të lëkurës i shkakton mjaft stres” shprehet Manoli.
Gjithashtu ai tregoi se kjo lloj merimange nuk ka fuqi helmuese por vetëm paralizuese.
Pasi merimanga u nxorr live në emision nga kutia që shërben si shtëpiza e saj, vogëlushja e ftuar në studio Aria Çakoni, shprehu dëshirën ta prekte dhe për disa sekonda, merimanga “Xhek” levizte nëpër krahun e saj.
Adhuruesja e vogël e botës së kafshëve u shpreh: “Nuk kam frikë fare, jam trime.”
