Bilanci i sezonit turistik, Rama: Në 6 muaj ekonomisë iu shtuan 1 mld $ vetëm nga turizmi

Në mbledhjen e sotme të qeverisë sa i takon bilancit të sezonit turistik që lamë pas, kryeministri Edi Rama deklaroi se këtë gjashtëmujor u tejkaluan pritshmëritë duke mbledhur 1 miliard dollarë të ardhura në ekonomi vetëm nga turizmi.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kemi pasur një sezon surprizues në aspektin e shifrave, fluksit të të ardhurave.

Për ekonominë, vetëm në 6 mujorin e parë ne i kemi kaluar 1 mld dollarë të ardhura në ekonomi nga turizmi, sa dyfishi i vitit të mëparshëm.

5.6 milion turistë kanë ardhur deri në gusht, 1.3 milion më shumë se 2021.

Këtë vit, edhe Tirana ka pasur rritje të numrit të turistëve.

Kjo shikohet jo vetëm nga hotelet që kanë qenë plot, por dhe nga numri i shtëpiave dhe apartamenteve të marra me qira përmes agjencive." tha Rama.