Sezoni turistik 2023/ Brenda dhjetorit çertifikohen operatorët e stacioneve të plazhit dhe mjeteve lundruese

Tashmë ka nisur puna për sezonin turistik veror të vitin 2023. Ministrja e Kulturës deklaroi se deri në dhjetor do të mbyllet procesi i certifikimit të operatorëve turistikë që do të aplikojnë për menaxhimin e stacioneve të plazheve apo dhe për përdorimin e xhetskive.

Stacionet e plazheve dhe zbatimi I rregullave të reja që janë vendosur me VKM të dedikuar për mjetet lundruese të turizmit detar do të hyjnë në funkison brenda vjeshtës.

“Nga 1 nëntor – 30 nëntor do të hapet aplikimi pë subjektet që do të aplikojnë për menaxhimin e stacioneve të plazheve. Deri më 30 dhjetor procesi për certifikimin e operatorëve turistikë detare duhet të pajisen me çertifikatë të veçantë pranë ministrisë së Turizmit e mjedisit"

Ata që duan të ushtrojnë aktivitet për parkimin, ankorimin e mjeteve lundruese.