Bilanci i sezonit turistik, Rama: Dikur bënim lajm si vend i pisët, Lezha shembulli i pastërtisë sot

Bilanci i sezonit turistik, Rama: Dikur bënim lajm si vend i pisët,

Në mbledhjen e stme të qeverisë sa i takon bilancit të sezonit turistik që lamë pas, kryeministri Edi Rama deklaroi se dikur Shqipëria njihej si një vend i pisët dhe i ndotur ndryshe nga sot ku sipas tij turistët kanë përshtypjet më të mira për pastërtinë.

Rama nuk la pa përmenndur bashkinë Lezhë, që ai e cilësoi si shembullin e pastërtisë në vend, ndërsa Vlorën e përjashtoi nga të gjitha bashkitë si më të ndoturën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Kemi qenë një vend që kemi bërë lajm për pisllëkun, një vend pis, i ndotur. Jo shumë larg nga këtu kemi pasur një nga gangrenat më të mëdha të Shqipërisë, por dhe një nga gangretat më të turpshme të kontinentit europian: fushën e plehrave të Durrësit.

Bënte lajm cdo verë në mediat e botës, është bërë subjekt kronikash nga të gjitha televizionet e Anglisë, Gjermanisë. Sot Shqipëria bën lajm për të kundërtën. Në të gjithë mediat e rëndëishme, Shqipëria e nxjerr kokën. Është midis vendeve që rekomandohen për tu vizituar dhe kaluar pushimet. Ky është një ndryshim epokal, jo i vogël.

Kemi pasur shembullin inkurajues të një bashkie të vetme: Bashkia Lezhë, sa i përket pastërtisë dhe sot me përjashtim spektakolar të bashkisë Vlorë ne themi me plot gojën se kemi pasur një sezon realisht të pastër," tha ai.