Moti i keq dëmton rrugët dhe urat e Pukës

Moti i keq dëmton rrugët dhe urat e Pukës

Moti i keq ka shkaktuar mjaft dëme dhe në Pukë ku janë konstatuar dëme të konsiderueshme në rrugët rurale, ura, kanale vaditese.

Në njësinë Administrative Qelëz:

Është dëmtuar totalisht rruga Qelëz - Ukth, Maja e Mirgës.

Ka rrëshqitje të trupit të rrugës në rrugën e Kabashit, Memaj-Buhot, rruga Bicaj-Blinisht-Krovë.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Në njësinë Gjegjan:

Dëmtime në catinë e shkollës në Gjegjan

Rrugët rurale kanë pësuar shkarje dhe rrëshqitje masive.

Kanali vaditës Rras-Kuzhnen është dëmtuar plotësisht, ura e Rras-Kuzhnenenit është dëmtuar plotesisht.

Për njësinë Pukë ka patur rrëshqitje të trupit të digës së rezervuarit.