Fundoset peshkarexha në Portin e Durrësit
Nga Ora News Përditësimi i fundit 27 Shtator 2022, 13:32
Një peshkarexhë është fundosur pasditen e djeshme në portin e Durrësit.
Peshkarexha Henri Wei" rreth 22 m e gjatë dhe me peshë rreth 70 ton pritet të nxirret gjatë pasdites.
Shkaku i mbytjes se saj ka qenë një avari në pjesën fundore që nuk është vënë re dhe ka futur ujë.
Gazetari i Ora News Marg Brunga informon se peshkarexha ka qenë e ankoruar në urën nr 2 të peshkimit.
