Dy dyqane vidhen në Tiranë. Hajdutët u fiksuan në kamera, arrestohen
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Shtator 2022, 11:35
Dy të rinj janë arrestuar si autorë të vjedhjeve të dy dyqaneve në Tiranë. Bëhet fjalë për vjedhjen e një pasticierie dhe për një dyqan në rrugën “5 Maji”.
Për vjedhjen e shumës 500 mijë lekë në pastiçeri u arrestua 28 vjeçari F.Sh, banues në Tiranë.
"Gjatë kontrollit të banesës së të arrestuarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shumën e parave të vjedhura" informoi policia e Tiranes.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit e Policisë Nr. 4 kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin S. D., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur shumën 50 000 lekë, në një dyqan në rrugën "5 Maji", shumë e cila u sekuestrua nga shërbimet e Policisë.


