Policia greke plagos shqiptarin gjatë një operacioni antidrogë

Policia greke ka plagosur një 30 vjeçar shqiptar gjatë një operacioni antidrogë, pasi ai qëlloi me kaçavidë oficeren e policisë.

Shqiptari dhe oficerja 35 vjeçe mbetën të plagosur gjatë bastisjes së një kampusi i përshtatur për trafik droge në Zografou të Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Shqiptari mësohet se ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje dhe grabitje.

Ndërkohë që operacioni po zhvillohej, oficerja nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private. Teksa po shkonte drejt saj, ajo u sulmua me kaçavidë nga 30 vjeçari shqiptar.

Për të zmbrapsur sulmin, punonjësja e policisë qëlloi me armën e shërbimit në këmbë 30-vjeçarin.

Incidenti ndodhi gjatë një operacioni policor në konviktet e vjetra të kampusit, të cilat njihen si zona ku rrijnë bandat që shpërndajnë drogë dhe plaçkisin shtëpi, veçanërisht në periferitë fqinje të Zografou, Kaisariani dhe Vyronas.

Operacioni përfshinte gjithashtu bastisje në shtëpitë e të dyshuarve në pjesë të ndryshme të kryeqytetit grek, shkruan media greke.

Sipas informacioneve nga burime policore, deri më tani janë arrestuar gjithsej nëntë persona.