"Dy standardet në ndërtime", kryeministri: Llumi në drejtësi na nxorri bojën

Në mbyllje të sezonit turistik kryeministri Edi Rama në prani të ministres së kulturës dhe asaj të financave e ka cilësuar këtë një vit të suksesshëm.

Megjithatë deklaratat për të ardhura të mjaftueshme, nuk i shpëtoi debatit për ligjërimin e ndërtimeve pa leje në pallatet shumëkatëshe. Prej nisjes së aksionit qeveria denoncoi vetëm dy raste e më tej gjithçka mbeti në heshtje, por Rama shton se nuk ka ndaluar.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Do ta shtrëngojmë më tepër politikën e ndërtimeve pa leje apo shkeljen e lejeve të ndërtimit. 

Askush nuk ka për ta gëzuar një metër katror tepër që ka ndërtuar jashtë lejes. Do ta zgjedhin vetë se çfarë do të bëjnë: ti dhurojnë ti blejnë me çmimin e tregun plus të idneksuar, se gjobën në çdo rast do ta paguajnë apo do tju konfiskohen fare.

Por ndërsa për këtë fenomen akuzoi prokurorët se kanë pushuar çështjet, kryeministri gjen tjetër argument për vrasjen tragjike të 7 vjeçares në breg të detit.

Llumi në drejtësi bashkë me atë në Policinë e Shtetit dhe atë nëpër inspektoriate e ka shumë të lehtë të çojë me ndihmën e prokurorëve të zellshëm që kur vjen puna tek ndërtuesit e mëdhenj, e mbyllin me para çështjen. Njerëz që kanë ndërtuar pa leje një gardh, mur, një gjysmë shtese në fshat. Raste flagrante janë bërë dhe publike.

Një kotec, një mur mbajtës, një avlli, dritaret e famshme të Bojken Lakos, që me të marrë me të nxjerr dhe bojën botërisht, por jo vetëm ty si individ por edhe gjithë shtetin,"tha Rama.

Edhe pse nëntë vite në pushtet, ministrat dhe kryeministri edhe një herë argumentuan se do të punojnë për të pasur 365 ditë turizëm në Shqipëri.