Protestë për rindërtimin, banorët kundërshtojnë transferimin nga lagjja e tyre në Durrës
Banorët e një pallati nr.32 në Durrës kanë kundërshtuar një vendim të bashkisë përmes së cilit rreth 40 familje do të transferohen në lagjen e re në Spitallë.
Ishin mbledhur për të protestuar para bashkisë së Durrësit për vonesat në rindërtimin e pallatit të tyre.
Përgjigja që morën ishte se pallati ku ata jetojnë dhe që u dëmtua nga tërmeti, nuk do të konstrutohej, por të gjithë familjet do të zhvendosen në lagjen e re në Spitallë.
“Na thonë se do të shpërnguleni të gjithë te lagjja e re në Spitallë.”
40 familjet e pallatit nr.32 thanë se e kundërshtojnë vendimin për tu larguar nga lagjja e tyre.
“Tani të vrasim veten çfarë të bëjmë. Ne nuk duam të shkojmë atje. Nuk ka ardhur të na thërrasë njëri. U interesuam vetë dhe na tha a i urbanistikës.”
Ata thanë që prej gati 3 vitesh nuk janë njoftuar për këtë vendim dhe s’kanë pasur asnjë dijeni për këtë lëvizje.
“Ne na kanë thënë do t’ua bëjmë po tek gjurma që kemi pasur pallatin tonë. Ky vendim thonë që ka ardhur para tre javësh dhe ne nuk na është komunikuar.”
Pallati nr.32 I ndërtuar në vitet 70 pësoi dëme të pariparueshme nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

