Hetimet për kompleksin "Partizani", ish-ministri i ekonomisë Genc Ruli në SPAK, do të thirret dhe Berisha
Prokuroria e Posaçme mori në pyetje ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave Genc Ruli në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit "Partizani".
Ruli ka qëndruar rreth 60 minuta në SPAK ku ka shpjeguar procedurat e privatizimit të ish-kompleksit sportiv.
Në dalje të zyrave të SPAK, ish-ministri nuk ka dhënë shpjegime lidhur me dëshminë e tij para hetuesve.
Pak ditë më parë në SPAK janë paraqitur ish-ministrat e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa, ndërsa një ditë më parë u paraqit dhe gjenerali Vladimir Qiriazi.
Për privatizimin e ish-kompleksit "Partizani"pritet të thirren dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, një prej pronarëve kryesorë që ka përfituar nga ky privatizim.
Hetimi për këtë çështje filloi pas denoncimit të kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka paditur në vitin 2020 ish-kryeministrin Sali Beriasha, ish-ministrin e Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjetër të qeverisë së drejtuar nga Sali Berisha,
Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtyues të Shtabit të Ushtrisë Shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në këtë kompleks.
