Morinë/ Me heroinë nga Serbia në Shqipëri, preshevari me 5.1 kg heroinë në çantë shpine

Kishte ardhur nga Presheva në Kosovë, ndërsa mëngjesin e së martës po tentonte të Kalonte në Shqipëri nga Morina.

Por tentative e Abdullah Ahmetit alias Jashari, përfundoi në Morinë.

Ai po mbante me vete 5.1 kg lëndë të dyshuar heroinë, ndërsa mendohet se kishte si qëllim futjen e saj në tregun shqiptar.

42 vjeçari e kishte futur lëndën narktike në këto qese.

Abdullah Ahmetit alias Jashari kaloi vijën e parë të kontrollit nënë dyshimet dhe informacionet operative se ai posedonte lëndë të jashtëligjshme, ndërsa në kontrollin e dytë të imtësishëm atij iu zbulua heroina.

Qeset e drogës ishin futur në një çantë, ndërsa sasia e saj ishte saktësisht 5 kilogramë e 107 gramë, të cilat u sekuestruan së bashku me 4 aparate celularë.

Policia tha se po heton nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet, apo 42 vjeçari po vepronte i vetëm.

Morinë/ Me heroinë nga Serbia në Shqipëri, preshevari me 5.1

Morinë/ Me heroinë nga Serbia në Shqipëri, preshevari me 5.1