Pogradec/ Pezullohen dy doganierë dhe dy inspektorë, në hetim se lejuan kontrabandën
Arjan Hajrulla 43 vjeç dhe Fisnik Mahmutllari, 38 vjeç, Inpektorë në Qafë thanë dhe doganierët Vladimir Bardhi, 53 vjeç dhe Julian Poce, 45 vjeç, janë pezulluar nga detyra nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në zbatin të një vendimi të Gjykatës, pasi zyrtarët akuzohen për korrupsion dhe kontrabandë të mallrave.
Pezullimi i tyre është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Dinari”.
Sipas organeve të drejtësisë, të 4 zyrtarët e Pikës Kufitare në Juglindje dyshohet se kanë lejuar kontrabandimin e mallrave.
Gjithçka nisi më 22 qershor kur dy punonjës policie të pikës kufitare, dy doganierë dhe tre persona të tjerë u arrestuan nga kolegët e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore
Aso kohe Julian Hila, Florenc Gega, dhe shtetasja Bule Hila, të gjithë banues në Librazhd u kapën në në flagrancë duke transportuar mallra ushqimorë të futura kontrabandë nga kufiri i Qafë Thanës, dhe duke shmangur detyrimet doganore, punonjësit e policisë dhe doganës u akuzuan se me veprimet e tyre, kundrejt shpërblimeve në para, kanë favorizuar shtetasit e mësipërm në kalimin e mallrave pa kryer procedurën e zhdoganimit.
Por së fundmi organi i akuzes ka gjykuar që këta punonjës nuk duhet të hetohen duke qenë në detyre pasi mund të prishen provat e hetimit të kësaj dosjeje penale dhe për këtë arsye është kërkuar nga gjykata pezullimi nga detyra, kërkesë kjo që është pranuar, ndërsa vedimi është zbatuar këtë të martë.