Moti i keq në vend/ Vlora probleme me furnizimin me energji, përroi i Dhërmit zhyt në baltë banesat

Moti i keq në vend/ Vlora probleme me furnizimin me energji, përroi i

Pas përkeqësimit të kushteve të motit gjatë 24 orëve të fundit, rrjeti elektrik në disa zona të Vlorës është dëmtuar duke lënë pa energji disa zona të qytetit.

Probleme me shkëputjen e energjisë elektrike ka patur në disa lagje të qytetit: 24 Maji, 1 Maji dhe përgjatë rrugës Transballkanike.

Defekt ka patur edhe në nënstacionin e energjisë eletrike të tensionit të lartë në Zvërnec duke lënë disa lagje pa drita.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Gjithashtu nga emergjencat civile është raportuar vërshimi i një përroi në Dhërmi, i cili ka shkuar deri në banesat e zonës. Një video e dërguar nga banorët tregon pasojat që ky i fundit ka lënë në një prej lagjeve të Dhërmiut.

Pas largimit të ujit disa banesa janë zhytur në baltë teksa të tjera vuajnë problemin e lagështirës.

Banorët thonë se përroi kishte 30 vite që nuk kishte dal asnjëherë në këto kushte.

Ndërkohë lundrimi detar edhe sot vijon të jetë i pezulluar.