Moti i keq në vend, ARRSH: Ka rënie gurësh në Tamarë-Vermosh, Hani i Hotit e Valbonë

Pas reshjeve të shiut dhe motit të keq ditën e djeshme ARRSH ka njoftuar akset që përbëjnë rrezik në qarkullimin e mjeteve si dhe ato në të cilat kalohet pa probleme.

"Në Rajonin Verior reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë duke sjellë rënie gurësh e inertesh në trup të rrugës si, në: Tamarë-Vermosh, Hani Hotit-Tamarë, në Valbonë nga km 3 deri në km 10.

Në aksin Bogë-Theth ka pasur probleme me prurjet e përrenjve në trup të rrugës tashmë janë pastruar dhe aksi është i kalueshëm pa probleme."