“Moment delikat për sistemin ndërkombëtar”, Çipa: Me luftën në Ukrainë u zhbë ëndërra perëndimore
Studiuesi i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Akri Çipa në një intervistë për RTV ORA tha se tanimë është një moment delikat për gjithë sistemin ndërkombëtar.
Sipas tij me pushtimin e Ukrainës nga Rusia u zhbë ëndërra perëndimore për ta afruar Rusinë me Europën, dhe me politikën europiane liberale.
Akri Çipa: Është një moment delikat për gjithë sistemin ndërkombëtar, është një rikonfigurim i skenës politike ndërkombëtare duke pasur parasysh edhe përfundimin e asaj ëndërre që kishte perëndimi për vendet evropiane për të afruar Rusinë me Europën, dhe me politikën europiane liberale. Është një iluzion që u zhbë me pushtimin nga Rusia të Ukrainës. Ka krijuar pasiguri në Europë e që shikohen me vëmendje në perëndim. Do të jetë një moment problematik dimri përsa i përket energjisë.
