Zjarr në Pyllin e Sodës, zjarrfikësit në luftë me flakët

Një zjarr ka rënë në Pyllin e Sodës duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në pjesën halore poshtë pishave.

Punonjësit e zjarrfikësve janë duke punuar për fikjen dhe izolimin e vatrës së zjarrit e cila vijon të jetë aktive.

Siç duket dhe nga pamjet zjarri përhapet i ndihmuar dhe nga era.

Mësohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë si pasojë e pakujdesive në pyll.