Tiranë, kapen mat duke luajtur lojëra fati, prangosen 3 persona, procedohen dy të tjerë

Goditen 5 raste të ushtrimit të kësaj veprimtarie të palejuar në Tiranë dhe vihen në pranga 3 shtetas, procedohen penalisht dy të tjerë. 

Po ashtu, policia ka sekuestruar 4 aparate celulare dhe makineta që shërbejnë për lojëra fati.

Policia ka kapur në flagrancë, konkretisht shtetasit D. K., K. V., M. Gj., dhe E. K.,  duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

Ndërsa gjatë kontrollit të një ambienti në rrugën "Belul Hatibi", në pronësi të shtetasit Xh. K., u konstatuan makineta që shërbejnë për lojëra fati.

“Strukturat e DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, kanë goditur 5 raste të kësaj veprimtarie. Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit: D. K., 43 vjeç, pronar i një lokali në rrugën "Tre Dëshmorët"; K. V., 20 vjeç, pronar i një lokali në rrugën "Besim Alla"; M. Gj., 32 vjeç, pronar i një lokali në rrugën "Muhamet Gjollesha". Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit E. K., 28 vjeç, dhe Xh. K., 22 vjeç.” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë, kapen mat duke luajtur lojëra fati, prangosen 3 persona,