Aksidenti i tragetit në Bangladesh, 24 të vdekur, dhjetëra të zhdukur
Të paktën 24 persona u vranë dhe dhjetëra u zhdukën pasi një varkë e mbushur me pasagjerë u mbyt të ditën e sotme 25 shtator 2022 në Bangladesh.
Trupat e gjetur deri më tani përfshijnë gra dhe fëmijë, tha Jahurul Islam, administrator i qarkut të Panchagarh verior, ku ndodhi aksidenti.
“Operacioni i shpëtimit për të zhdukurit është në vazhdim”, tha ai.
Islam tha se nuk e dinte numrin e saktë të njerëzve të zhdukur, por pasagjerët thanë se më shumë se 70 persona ishin në bord.
Qindra njerëz vdesin çdo vit në aksidente tragetesh në Bangladesh, një vend që ka rrugë të gjera ujore të brendshme, por standarde të dobëta sigurie.
Të paktën 26 persona humbën jetën në maj pasi një skaf i mbipopulluar u përplas me një transportues të ngarkuar me rërë dhe u fundos në lumin Padma.

