Zjarri djeg pemëtoret dhe bazën ushqimore në Devoll, dyshohet i qëllimshëm
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Shtator 2022, 11:28
Një zjarr që dyshohet si i qëllimshëm ka djegur 5 hektarë pemëtore dhe baze ushqimore në Devoll.
Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe prej 5 ha të mbjellë me frutikulturë dhe bazë ushqimore për blegtorinë në fshatin Baban të bashkisë Devoll.
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për të vënë nën kontroll të 5 vatrat e zjarrit, të cilat rrezikonin të përhapeshin edhe në pemëtoret e tjera.
Dëmi që shkaktoi zjarri janë të konsiderueshme, ndërsa policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme.



