KPA rikthen gjyqtarin e Tahirit, Ardit Mustafaj fiton betejën në shkallën e dytë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë një tjetër gjyqtar të shkarkuar nga shkalla e parë e vettingut.

Ish-gjyqtari i Krimeve të Rënda dhe GJKKO, Ardit Mustafaj, pas dy vjetësh pezullimi, do të rikthet në gjykatë për të vijuar detyrën.

Ai u shkarkua më 5 mars 2020 nga vettingu në shkallë të parë, por Kolegji i Apelimit e rrëzoi këtë vendim duke e rikthyer në detyrë.

Sipas KPA, vendimi i shkarkimit të gjyqtarit ishte i padrejtë dhe si i tillë u rrëzua nga shkalla e dytë e vetitngut.

Ardit Mustafaj njihet edhe si gjyqtari i trupës që gjykoi ish- ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, të cilin e dënoi për shpërdorim detyre, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Apeli.