Kavajë/ Rrëmbyen dhe dhunuan 17-vjeçaren, një i mitur mes dy të arrestuarve
Një ngjarje e rëndë është regjistruar një ditë më parë në Kavajë (20 shtator), ku 2 persona nga Peqini kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng një të mitur për disa orë. Sipas policisë, ata e kanë futur vajzën në një ambient të veçuar ku kanë ushtruar dhunë ndaj saj.
Një e mitur e moshës 17-vjeçare ëshë marrë rrëmbyer dhe mbajtur peng për disa orë nga dy të rinj nga Peqini e Elbasani.
Sipas policisë, mësohet se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në zonën e Kavajës e ndërsa në pranga kanë përfunduar 32-vjeçari me iniciale A.D. dhe një 18-vjeçar me iniciale A.H.
Gjermania bastis pronat e aleatit të Putinit
21 Shtator, 15:14
Burimet thanë se 32-vjeçari së bashku me një të ri 18 vjeç e kanë marrë të rënë dhe e kanë futur në një ambjet që aktualisht nuk është në përdorim, ku dhe e kanë dhunuar fizikisht.
Gjatë kontrollit fizik18-vjeçarit ju gjet një dorezë që dyshohet se ai mund ta kenë përdorur në dhunimin e 17-vjeçares.
Policia e Kavajës ka dyshime së e reja ka pasur njohje të mëparshmë më 2 të arrestuarit, por ende nuk i është marrë dëshmia për shkak të gjendjes së rënduar shendetësore dhe emocionale.
Të arrestuarit akuzohen për veprat penale "Kanosja","Plagosja e lehtë me dashje", të kryera në bashkëpunim dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

